Ahmeti ne takimin me ministrin çek: Ndryshimet kushtetuese, nevoje urgjente

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský.

Ahmeti e ka falënderuar ministrin Lipavský për angazhimin e tij si dhe kontributin e Republikës Çeke në procesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë cilësuar si miqësore .

Në takim, Ahmeti dhe Lipavský biseduan edhe për situatën politike në vend dhe rajon, procesin e skriningut, rrugën drejt integrimit në BE, krizën energjetike, reformat si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se është vendimtare që procesi i ndryshimeve kushtetuese të përfundojë sa më shpejtë, për të eliminuar vonesat që i janë bërë vendit dhe qytetarëve, ndërsa Lipavski shtoi se përshpejtimi i integrimit europian është në dobi të përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, duke rikonfirmuar qëndrimin çek se Ballkani Perëndimor është pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e familjes europiane.