Taravari nis nga Gostivari një ekip prej tetë zjarrfikësish për të ndihmuar në Turqi

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një njoftimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se nga komuna e Gostivarit është nisur sot një ekip prej tetë personash nga Njësia Teritoriale kundër Zjarrit për të ndihmuar banorëve të prekur nga tërmeti në Turqinë Juglindore.

“Përcolla sot një ekip të kërkim-shpëtimit nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit, i përbërë prej 8 personash të licencuar, për të ju dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Turqinë Juglindore. Ata me vete morën edhe një pjesë ndihmash humanitare të donuara nga Kompania “Almero”, shkruan Taravari.