Ish-ushtari gjerman i UÇK-së – Kurtit: Pyeti amerikanët për pajisjet e sofistikuara
Ish-ushtari gjerman i UÇK-së, Roland Bartetzko, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti i cili tha sot se pajisjet e sofistikuara s’mund ta zëvendësojnë vrullin dhe fuqinë e luftarakut të zot.
Bartetzko ka shkruar në Twitter se pajisjet e sofistikuara mund ta zëvendësojnë fuqinë e një ushtari të zot dhe të pyes amerikanët për një gjë të tillë.
PM Albin Kurti: “"Sophisticated equipment can not replace the momentum and strength of a good fighter" Actually, it can and it does all the time. Just ask the Americans about it!https://t.co/uVPzJPkeW9
— Roland Bartetzko (@Shaban113) January 11, 2022
“Në fakt, mundet dhe mund ta bëjë këtë gjatë gjithë kohës. Thjesht pyesni amerikanët për këtë”, ka shkruar Bartetzko.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka zhvilluar vizitë në regjimentin e parë të Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kazermën “NewBorn”, në Gjilan.
I pari i ekzekutivit ka mbajtur edhe fjalim, duke u shprehur se Ushtria e Kosovës është ëndrra edhe amaneti i brezave ndër vite, “që sakrifikuan të vlefshmen për të shtrenjtën, dhanë jetën për lirinë”.
“Këmbësoria, si degë më e vjetër e ushtrisë, dëshmon që teknologjia dhe pajisjet ushtarake, sado të sofistikuara dhe precize, nuk mund ta zëvendësojnë vrullin dhe fuqinë e luftarakut të zot”, u shpreh Kurti ndër të tjera.