Konjufca: Reciprociteti ndaj Serbisë është gati dhe do të vendoset gjatë këtij mandati
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjurca, ka folur në lidhje me reciprocitetin e plotë ndaj Serbisë, të cilën e kishte paralajmërua muaj më parë kryeministri Albin Kurti.Konjufca ka deklaruar se Qeveria e ka gati reciprocitetin dhe do ta vendos gjatë këtij mandati, duke theksuar se reciprociteti nuk bëhet vetëm me një nënshkrim.“Nëse doni të ja fillojmë prej reciprociteti, atëherë unë mendoj se ai është 100% i mundshëm dhe i gatshëm dhe kryeministri e ka shpjeguar se reciprociteti do të bëhet gjatë këtij mandati dhe ai nuk është një mekanizëm ku merret vendimi aty për aty me një nënshkrim“, ka thënë Konjufca në T7.