Pas riparimit të defektit, Tetova me ujë të bollshëm 300 l/s
NPK Tetova ka njoftuar sot që ka siguruar ujë të mjaftueshëm për të gjithë qytetarët e Tetovës.
Nëpërmjet një njoftimi sqarohet se sasia e ujit për momentin është e mjaftueshme për furnizim normal.
“Sasia e ujit për momentin është 300 l/s ,sasi e mjaftueshme për furnizim normal dhe të barabartë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e NPK Tetova-Tetovë.
Pas riparimit të defektit të madh NPK-Tetovë njofton qytetarët se tani e tutje do ketë ujë.
Njoftimi nga NPK-Tetovë:
PËRFUNDON ME SUKSESE SANIMI I DEFEKTIT
Temperatura e ulta , tereni i vështirë dhe bora nuk ndaluan dot vullnetin e punëtorëve tonë për të rregulluar defektin në rrjetin e Leshnicës dhe për tju siguruar qytetarëve tanë ujë për pije. Sasia e ujit për momentin është 310 l/s ,sasi e mjaftueshme për furnizim normal dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.
Gjithashtu falënderojmë qytetarët për durimin, solidarizimin dhe mirëkuptimin që dëshmuan gjatë këtyre ditëve kur mungoi uji për pije
Ju falemnderojmë për mirëkuptimin!
Me respekt.
NPK “TETOVA” Tetovë