Petkov: Nuk ekziston minoritet maqedonas në Bullgari
Kryeministri bullgar Kiril Petkov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse qeveria bullgare ka biseduar me Ambasadën Amerikane në lidhje me pakicën maqedonase në Bullgari, tha se ai apo qeveria kurrë nuk kanë biseduar me Ambasadën Amerikane në Bullgari për njohjen e të ashtuquajturit minoriteti maqedonas në vend.
“Nuk ekziston një pakicë e tillë dhe as që mund të flasim për një pakicë të tillë”, tha Petkov.
Ai konfirmoi këmbënguljen dhe kushtëzimin e palës bullgare, minoritetit bullgar në Maqedoni për të hyrë në Kushtetutën e vendit, duke shtuar se asnjëherë nuk e ka deklaruar afatin e saktë për zgjidhjen e kontestit.