NASA: Asteroidi me gjatësi 1 kilometër do të kalojë pranë Tokës
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës, gjatë mbrëmjes së të martës. Qendra e NASA-s për studimet e objekteve pranë Tokës thotë se afërsia nga planeti ynë do të jetë më tepër se 1 milion kilometra.
Asteroidi vlerësohet të jetë 1 kilometër i gjatë dhe po lëviz me një shpejtësi prej rreth 100 mijë kilometra në orë. Shkencëtarët nuk mendojnë se do të godasë Tokën. NASA parashikon se kjo do të jetë distanca më e afërt që një Asteroid do të kalojë pranë nesh në dy shekujt e ardhshëm.
Astronomët amatorë do të jenë në gjendje ta shohin atë me teleskopë të vegjël.