Sela e tha para 7 viteve, Ahmeti flet sot për regjistrimin e bullgarëve në RMV

Shpërndaje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur sot për regjistrimin e bullgarëve si kategori kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Mendoj se asgjë e keqe nuk do të ndodhë nëse ne pranojmë minoritrtin bullgar si kategori kushtetuese”, tha Ahmeti, përcjell in7.

Por kjo deklaratë e kreut të integristëve vjen 7 vite pas asaj të liderit të opozitës shqiptare, Ziadin Sela, i cili në vitin 2014 dha një prononcim të tillë si veprim të domosdoshëm për përmirësimin e marëdhënieve me fqinjët.

“Nëse opozita kërkon regjistrim, atëherë duhet të tregoj se janë të përgatitur që regjistrimi të jetë i vërtet dhe me ligj të vendosen kolona për të gjithë fqinjët e Maqedonisë. Ashtu siç ka shqiptar, duhet të ketë kolona edhe bullgar, grek… Atëherë, ta shohim se sa persona do të shprehen si të tillë. Kjo është standard i BE-së për marrëdhënie të mira fqinjësore. Unë atë në këtë formë e kuptoj. Hapje ndaj të gjithë fqinjëve dhe askush të mos përjashtohet”, deklaroi Sela në vitin 2014 për gazetën bullgare “Focus”.

Në vitin 2014 Sela tha se në Maqedoni duhet që të numërohen edhe bullgarët

Ziadin Sela, për Fokus-in bullgar, ka deklaruar se duhet që të numërohen bullgarët në Maqedoni.

“ Nëse opozita kërkon regjistrim, atëherë duhet të tregoj se janë të përgatitur që regjistrimi të jetë i vërtet dhe me ligj të vendosen kolona për të gjithë fqinjët e Maqedonisë. Ashtu siç ka shqiptar, duhet të ketë kolona edhe bullgar, grek… Atëherë, ta shohim se sa persona do të shprehen si të tillë. Kjo është standard i BE-së për marrëdhënie të mira fqinjësore. Unë atë në këtë formë e kuptoj. Hapje ndaj të gjithë fqinjëve dhe askush të mos përjashtohet”, deklaroi Sela.

Ai deklaroi për Fokusin, deklaroi se Maqedonia ka kolona për turq, ndërsa Turqia nuk është vend fqinj i Maqedonisë, ndërsa nuk ka kolona bullgarë.

Sipas Selës, numërimi është i patjetërsueshëm që të shikohet se sa është numri i maqedonasve në vend.

“ Duhet të dihet se sa është numri i maqedonasve, bullgarëve, serbeve, grekëve… Nuk mundet që një shtet si Maqedonia, të ketë minoritete nga dy e tri shtete fqinje, ndërsa nga shtete tjera të mos ketë. Kufiri është edhe në lindje edhe në perëndim. Nuk ka asnjë pengesë të njërës palë të kufirit, nëse dihet se 500 vite kemi qenë bashkë nën sundimin osman. Kjo d.m.th se ka pasur lëvizje të popujve dhe nuk ka logjikë të mos ketë bullgar në Maqedoni”, deklaroi Sela.

Linku: Sela: Në Maqedoni duhet që të numërohen edhe bullgarët