Rasti “Alfa”, Ali Ahmeti: Drejtësia është vonuar, por nuk do të harrojë (Video)
“Drejtësia është vonuar, por nuk do të harrojë”, kështu është përgjigjuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kur është pyetur për rastin “Alfa”.
Ai ka thënë se nuk preferon të komentojë ato që ai i quan “raste të dhimbshme dhe tragjike”, por ka thënë se gjithmonë ka punuar dhe ka inkurajuar institucionet që drejtësia të vihet në vend.
“Asnjëherë nuk kam dashur t’i shfrytëzoj për politika ditore rastet e dhimbshme dhe tragjike dhe nuk do t’i shfrytëzoj asnjëherë. Por, kemi bërë përpjekje kemi inkurajuar të gjitha institucionet që drejtësia të vendoset në vend dhe mendoj që drejtësia është vonuar por nuk do të harrojë”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.