Bie borë në Sahara, “batanija e akullt” mbulon dunat , temperaturat bien nga 58 gradë në -2 (Foto/Video)
Bora mbuloi rërën në shkretëtirën e Saharës, pasi temperaturat ranë nën zero.
Një “batanije e akullt” mbuloi dunat, një fenomen i rrallë në shkretëtirën më të madhe në botë – ku temperaturat arrijnë shifra rekord në 58 gradë.
Fotografi Karim Bouchetata ka shkrepur fotografi mbresëlënëse të borës dhe akullit në Ain Sefra, në veriperëndim të Algjerisë.
Brenda natës, zhiva në termometër në qytetin algjerian ka regjistruar temperaturën prej minus dy gradë.
Në shikim të parë krijohej përshtypja sikur Sahara është mbuluar me “një batanije gjigante të akullt”.
Rëra e mbuluar me borë po ndodh për herën e pestë në 42 vitet e fundit në këtë qytet, ku në vitin 1979, 2016, 2018 dhe 2021 janë parë pamje të ngjashme.
Ain Sefra është rreth 5 mijë metra në lartësi mbidetare dhe është e rrethuar me malet Atlas.
Shkretëtira e Saharës mbulon shumicën e territorit të Afrikës Veriore, e sipas ekspertëve Sahara që sot është shumë e thatë, pas 15 mijë viteve pritet të jetë e gjelbëruar. /Telegrafi/
— Karim Bouchetata (@KBouchetata) January 18, 2021
— Karim Bouchetata (@KBouchetata) January 21, 2021