Maqedoni

Pendarovski: Vetëm VMRO dhe BDI mund të provokojnë zgjedhje

Shpërndaje

Vetëm VMRO-DPMNE dhe BDI kanë kondicion apo fuqi në Kuvend për të provokuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha presidenti Stevo Pendarovski.

“Mirëpo, cili do të ishte motivi i BDI-së për këtë. Mund të thonë se në këtë mënyrë do të fitojnë më shumë deputetë, por a është e mundur që me VMRO-DPMNE-në të ketë përparim në agjendën evropiane. “Nëse arrihet marrëveshje me Bullgarinë, a do të jetë më i mirë zbatimi me VMRO-DPMNE-në”, tha ai në TV 24.

Megjithatë, ai shtoi se, sipas tij, qeveria ka më shumë shanse të përfundojë mandatin sesa të shkojë në zgjedhje të parakohshme.