Sela- Vanhoutte: ASH e gatshme për të ndihmuar në reformimin dhe demokratizimin e vendit
Lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka takuar Peter Vanhoutte, mediator i nivelit të lartë nga Belgjika dhe një ekspert i çështjeve parlamentare dhe i fuqizimit të partive politike.
Postimi nga Ziadin Sela:
Një takim i rëndësishëm dhe shpresdhënës me z.Peter Vanhoutte, mediator i nivelit të lartë nga Belgjika dhe një ekspert i çështjeve parlamentare dhe i fuqizimit të partive politike. Biseduam për shtetin ligjor dhe nevojën imediate për reforma në gjyqësor, investimet në arsim, si dhe proceset integruese të cilat janë peng i dështimeve në fushat e tjera të brendshme.
Me z.Vanhoute biseduam edhe per kodin zgjedhor dhe demokratizimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor, një nga shtyllat kryesore të demokratizimit të vendit ku Maqedonia e Veriut shënon edhe çalimet më të theksuara që nga pavarësia e shtetit.
U dakorduam që kontaktet të vazhdojnë edhe më tej, ndërsa si parti progesive ritheksuam gadishmërinë tonë për të ndihmuar në reformimin dhe demokratizimin e vendit.
Peter Vannhoute njëkohësisht është edhe anëtar i bordit të Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë (CESS) që synon të avancojë zhvillimin politik, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe në veçanti sigurinë, duke ndihmuar qeveritë dhe shoqërinë civile të përballen me sfidat e tyre përkatëse. Në këtë cilësi ai qëndron për vizitë disa ditore ne Maqedoninë e Veriut.