‘Ftohen marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes’, Bullgaria tërheq ambasadorin e saj nga Maqedonia

Shpërndaje

Ftohja e marrëdhënieve mes Shkupit dhe Sofjes arriti kulmin me tërheqjen e Ambasadorit bullgar në Shkup dhe paralajmërimet se do të “ngrihen” të gjitha projektet me RMV-në. Këtë e paralajmëroi Ministri i Jashtëm bullgar, Nikolaj Milkov, i cili kishte raportuar në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme.

Millkov tha se ambasadori bullgar në Shkup, Angel Dimitrov, do të mbetet jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut derisa Sofja nuk sheh shenja të ndryshimeve. Gjithashtu, Bullgaria, do t`i ndërpres të gjitha projektet ndërshtetërore me RMV-në për shkak të rrahjes së Hristijan Pendikov – Sekretar i Klubit bullgar “Borisi i Tretë” në Ohër.