Dogana do të mund të bllokojë llogari të transaksioneve qytetarëve për borxhe të doganës

Shpërndaje

Drejtoria e Doganës e Republikës së Maqedonisë me ndryshimet e paralajmëruara të Ligjit për banka, do të fitojë  të drejtën të kryejë bllokim të llogarisë bankare të personit fizik, i cili ka ndonjë borxh doganës.

Drejtori i Drejtorisë së  Doganës Gjoko Tanasoski sqaroi se deri më tani procedura është realizuar përmes DAP-it sepse nuk kishte bazë ligjore të kërkojnë bllokimin e llogarisë drejtpërdrejtë në bankë.

“Me ndryshimet të cilat kërkohen në Ligjin për banka Drejtoria e Doganës nuk kërkon kontroll në llogaritë e transaksioneve të personave fizik, por thjeshtë  Drejtoria e Doganës kërkon të veprojë konform kompetencës së saj sipas Ligjit të Doganave të kryejë pagesë me dhunë drejtë personave fizik të cilët kanë ndonjë borxh ndaj Drejtorisë së Doganës”, deklaroi sot Tanasoski.

Ai shtoi se edhe deri më tani kanë proceduar kërkesa deri te bankat, por se kanë marrë përgjigje se nuk ka bazë ligjore sipas së cilës mund të bëhet bllokimi i llogarisë së personit fizik.

“Drejtoria e Doganës nuk kërkon që të ketë kontroll në llogarinë e transaksioneve të qytetarëve, por se atë që e bënte deri më tani përmes DAP-it të kryejë bllokim të llogarisë, gjegjësisht pagesë të të dhënave doganore ta bëjë vet”, sqaroi drejtori.

Për momentin sipas të dhënave të Doganës ka rreth 100 persona fizikë me borxh të doganës prej dy milionë denarëve për të cilat do të duhej të kërkohet nga bankat bllokimi i llogarive të transaksioneve.