“Shqipëria Turistike e promovuar në pavionin e Amerikës së Jugut”, Rama: Etapë krejt e re për turizmin shqiptar

Shpërndaje

Kryeministri, Edi Rama, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” thotë se Shqipëria turistike e promovuar në pavionin e Amerikës së Jugut gjatë panairit ndërkombëtar FITUR në Madrid është shembulli më i mirë i një etape krejt të re për vendin tonë.

Sipas Ramës kjo etapë e re është gjithashtu një kartëvizitë e prezantimit të Shqipërisë në botë dhe një motor zhvillimi ekonomik.

“#ShqipëriaTuristike e promovuar në pavionin e Amerikës së Jugut gjatë panairit ndërkombëtar #FITUR në Madrid dhe e përshkruar me fjalët e atyre që e kanë vizituar dhe sërish do të rikthehen për të shijuar bukuritë tona, janë shembulli më i mirë i një etape krejt të re për turizmin shqiptar si kartëvizitë prestigjioze e prezantimit të Shqipërisë në botë dhe si motor zhvillimi ekonomik gjithashtu

#VisitAlbania #AllYouNeedIsHere

#VetëmPërpara”-shkruan Rama.