Më lirë në Francë e Gjermani sesa në Maqedoni
Nëse do të merren parasysh çmimet e produkteve dhe nënprodukteve të tilla si kafe, mish, fruta e drithëra, ato janë rreth 30 për qind më të shtrenjta sesa në vendet e tjera. Hendeku bëhet më i thellë po të kihen parasysh edhe pagat mesatare, e cila në Maqedoni është rreth 470 euro, ndërsa në vende si Gjermani, Francë, apo edhe rajon si Kroaci – paga mesatare është deri në disa herë e lartë ndërsa çmimet e produkteve ushqimore disa herë më të vogla.
Pavarësisht rritjes globale të çmimeve gjatë vitit të kaluar, shumë produkte të konsumit të përditshëm në Maqedoni janë disa herë më të shtrenjta sesa në vendet e tjera me standarde më të larta të jetesës, si në rajon, ashtu edhe në Evropë, duke sjellë që konsumatorët e vendeve të varfra të jenë më të pambrojtur në krahasim më të gjitha vendet e tjera. Nëse do të merren parasysh çmimet e produkteve dhe nënprodukteve të tilla si kafe, mish, fruta e drithëra, ato janë rreth 30 për qind më të shtrenjta sesa në vendet e tjera. Hendeku bëhet më i thellë po të kihen parasysh edhe pagat mesatare, e cila në Maqedoni është (sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave për dhjetor 2021) është 29.145 denarë apo rreth 470 euro), ndërsa në vende si Gjermani, Francë, apo edhe rajon si Kroaci – paga mesatare është deri disa herë e lartë, ndërsa çmimet e produkteve ushqimore disa herë më të vogla.
Mielli dhe vaji janë dy produktet e vetme që në Maqedoni mund të blihen më lirë sesa në vendet e tjera të rajonit dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e Bashkimit Evropian, ndërsa gjithçka tjetër është shumë herë më e shtrenjtë. Produkti më i shtrenjtë mbetet kafeja, e cila në vendet e Evropës Perëndimore ka një çmim 40 për qind më të lirë sesa në Maqedoni. Për shembull, nëse në Maqedoni 500 gramë kafe blihen me 303 denarë, në Francë kushton 135 denarë, qumështi poashtu (një litër) kushton më shtrenjtë në Maqedoni, sesa në vende të tjera të BE-së. Patatet janë po ashtu një produkt më i shtrenjtë në Maqedoni (40 denarë), sesa në Kroaci apo Francë (36 denarë), orizi apo bananet. Vitin e kaluar, indeksi i çmimeve të ushqimit në rang global arriti nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit, pavarësisht nga një rënie e vogël në dhjetor. Ai kapi vlerën 125.7 pikë, me një rritje prej 28.1% më shumë se një vit më parë. Sipas paralajmërimeve për këtë vit, çmimet nuk kanë gjasa të rikthehen në vlerat e mëparshme, madje nuk përjashtohet mundësia për rritje të reja në zëra të veçantë. Kjo pasi kërkesa e shumta, kostot e larta të transportit dhe moti i keq mund të vazhdojnë të rritin çmimin e produkteve si misri, kakao dhe sheqeri. Kjo mund të mbajë të larta çmimet globale të ushqimeve, edhe nëse inflacioni ulet në pjesët e tjera të ekonomisë.
Sipas “Ekonomist” të njëjtat forca që kanë shkaktuar këtë rritje, do të vazhdojnë të krijojnë probleme, që do të thotë se ka pak mundësi që çmimet të bien. Situata që u duk si më e qetë në mesin e vitit 2021 ndryshoi nga përhapja e koronavirusit dhe ka rritur frikën për valë të reja. Kjo frikë do të vazhdojë në vitin 2022 dhe do t’i mbajë të paqëndrueshme tregjet ushqimore. Çmimet e mallrave bujqësore u rritën me rreth 28 për qind vitin e kaluar dhe ato qëndrojnë rreth 40 për qind mbi nivelet e para pandemisë, njoftoi Rabobank. Sipas të dhënave nga Refinitiv, çmimet për misrin janë rreth 28 për qind më të larta se në fillim të vitit. Gruri është rritur me 24 për qind gjersa çmimet e kafesë janë ngritur në qiell më shumë se 80 për qind. (koha.mk)