Blerta Deliu mashtroi se jeton në Skënderaj për të marrë 280 euro në muaj për naftë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu, në listën e publikuar për marrjen e kompenzimeve për transport, del që ta ketë shënuar vendbanimin e saj në Skënderaj.
Mirëpo ajo sipas qytetarëve jeton në Prishtinë, pasi shihet në kryeqytet çdoherë.
Poashtu ajo është aktive edhe nga ana sportive, pasi shumë herë shihet në parkun e Gërmisë duke vrapuar.
Deputetët që nuk jetojnë në Prishtinë, janë të paraqitur në administratën e Kuvendit që të ju kompenzohet udhëtimi, me këtë rast edhe deputetja Deliu ka përfituar 280 euro në muaj, anipse nuk jeton në Skënderaj.
Në këtë listë figuron edhe deputeti Mërgim Lushtaku, i cili është kompenzuar për udhëtimin e tij, mirëpo edhe ai jeton në Prishtinë.
Ndryshe publikimi i këtyre shpenzimeve ka ngjallur pakënaqësi të madhe të qytetarëve tek të zgjedhurit e tyre.