Qeveria e Kosovës vendos: Hiqet maska në ambient të hapur
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka bërë të ditur masat e reja anti-Covid-19 që u miratuan sot nga Qeveria e Kosovës.
Sipas tij, duke u bazuar nga ecuria e COVID-19 por duke mos e nënvlerësuar atë dhe duke marrë parasysh që mund të ketë variante të reja kanë marrë masat e reja lehtësuese.
Ai në një konferencë për media ka treguar se cilat janë masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër e për të cilat thotë se do të kenë efekt vetëm nëse zbatohen në praktikë, shkruan arbresh.info.
Sipas ministrit Latifi nga nesër kur pritet të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, maskat nuk janë të obligueshme në ambiente të hapura, por vetëm në ato të mbyllura.
Masat e reja janë:
Hyrja në Kosovë iu lejohet personave që posedojnë certifikatën e vaksinimit me dy vaksina (vetëm me një nëse është nga Johnson & Johnson), ata që janë me një dozë të vaksinës duhet të kenë edhe testin PCR negativ dhe personat që kanë kaluar COVID-19 në tre muajit e fundit ose është testuar negativ në 48 orët e fundit.Hiqet obligimi i bartjes së maskës në hapësira të hapura, por jo edhe për ambiente të mbylluraKufizimi i qarkullimit do të jetë nga ora 00:00 e natës deri në orën 05:00 në mëngjes.Gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.Në hapësirat garuese në ambiente të mbyllur lejohet prania e shikuesve deri në 10 %, derisa në hapësirat garuese në ambientet e jashtme deri në 30 %.Lejohet aktiviteti i bibliotekave, kinemave dhe teatrove deri në 50 % të kapacitetit dhe rihapen fitneset dhe palestrat.