Për pesë vjet 782 mjekë nga Maqedonia kanë ikur në vendet e perëndimore
Jetmir Sadiku është një nga neurokirurgët e shumtë që punojnë në Gjermani. Ai u largua nga vendi duke kërkuar kushte më të mira pune dhe jetese. Ai është neurokirurg në Qendrën Klinike Universitare Helios. Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Kiril dhe Metodi në Shkup. Punoi disa vite në Kërçovë, ndërsa nga viti 2015 punon si mjek në Gjermani ku edhe u specializua. shkruan “TV21”.
“Do të veçoj dy nga arsyet kryesore pse u largova: e para, organizimi joadekuat i programeve specializuese nga Republika e Maqedonisë në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë, të cilat janë të ndara në shtetërore dhe vetëfinancuese.
Dihet se specializimet shtetërore u jepen kandidatëve që kanë lidhje me politikën ditore, lidhje personale apo familjare dhe grupi i dytë janë ata me vetëfinancim.
Arsyeja e dytë janë pagat e ulëta, të cilat deri në vitin 2017-2018 ishin shumë të ulëta”, tha Jetmir Sadiku.
Nuk mund të krahasojmë, shton ai, Gjermaninë dhe Maqedoninë për sa i përket standardit të jetesës, por këtu ka kushte financiare për punë, prandaj shumë vendosin të largohen.
“A mund të bëhen krahasime në paga? Nëse e dimë sa kanë qenë pagat në vitin 2014 dhe unë kam filluar të punoj një vit e gjysmë apo dy më vonë, në Gjermani kemi marrë paga 10 herë më të larta”, shtoi Jetmir Sadiku.
A do të ktheheshit në Maqedoni duke qenë se këtu ka lindur, familja e tij është këtu, ka investuar në arsim këtu:
“Ne gjithmonë bëjmë të njëjtën pyetje, sa i gatshëm është vendi që stafi i larguar, elita e artë, të kthehen në atdheun e tyre, me kushte më të mira pune, që dua të them, teknologjitë e fundit, përshtatja e punës me standardet e BE-së dhe gjithashtu hyn këtu dhe aspekti financiar. Kjo është një pyetje që duhet bërë para institucioneve shtetërore”, tha Jetmir Sadiku.
Në pesë vitet e fundit nga vendi ynë janë larguar 782 mjekë që kanë shkuar për të punuar jashtë vendit. Poashtu janë larguar 120 infermierë dhe pesë laborantë vetëm nga Qendra Klinike për tre vjet. Nga të dhënat e marra sipas licencave për punë jashtë vendit, mund të konstatojmë se numri i mjekëve që janë larguar nga Maqedonia është zvogëluar gjatë pandemisë.