Teknologji

E papritur/ Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në Europë, zbulohet arsyeja

Shpërndaje

Shërbimet e Facebook dhe Instagram në Evropë mund të duhet të mbyllen nëse kompania e tyre mëmë, Meta, nuk mund të përpunojë, ruajë dhe transferojë të dhëna nga përdoruesit evropianë në serverët me bazë në SHBA, informon RT.

Çështja kryesore janë transfertat transatlantike të të dhënave, të cilat janë të rregulluara nëpërmjet marrëveshjeve që kompania t’i përdorë në mënyrë të ligjshme duke i marrë nga përdoruesit e vendeve të Bashkimit Europian në serverat amerikanë. Këto modele marrëveshjesh janë ende në shqyrtim në Europë dhe kjo mund të prekë aftësinë e Metas për të garantuar shërbimet e këtyre platformave.

Në këtë raport të kompanisë teknologjike ka mundësi që ajo të mos ofrojë dot një numër të madh produktesh dhe shërbimesh, duke përfshirë dhe Facebook-un e Instagramin, në Europë nëse nuk përshtatet një variant i ri transatlantik i transferimit të të dhënave me argumetnin se nuk mund të përdorë këto skema aktuale të vendosura sipas marrëveshjeve.

Ajo paralajmëroi më tej se nëse kjo çështje nuk zgjidhet, atëherë biznestet tregtare nuk do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë me të dhe do të reduktojë buxhetin që këto kompani mund t’i japin asaj për reklamat.

Kompania Meta përdor një marrëveshje paraprake mes BE dhe SHBA të quajtur “Privacy Shield”, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2020.