Kush është komandanti i Njësisë për Reagim të Shpejtë që u suspendua sot, kjo video tregon gjithçka
Gjatë ditës së sotme në bazë të burimeve të medias vendore është suspenduar nga puna, komandanti i Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSh) në kuadër të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Uglesha Jarediq.
Në bazë të informacioneve të para të mediave i njejti është suspenduar për 72 orë për shkak të dhunës në familje.
Mirëpo kush është në fakt Uglesha Jarediq?
Jarediq për shumë kohë njihet për historinë e tij të “errët” duke qenë pjesë e shumë veprave kriminale.
Një nga ngjarjet që ka qenë I përfshirë Jarediq ishte një përleshje në vitin 2019 mes policëve në veri të Mitrovicës, pjesë e të cilës ishte edhe Jarediq.
Përveç kësaj ngjarje i përfshirë në një ngjarje ishte edhe në një aheng në restoranin ‘Dva Lava’ në Zubin Potok, ku në videon që ishte publikuar janë parë armë dhe sasi e konsiderueshme e parave.
Më poshtë gjeni videon ku shihet Uglesha Jarediq duke festuar me armë së bashku me të dyshaur për vepra kriminale.