Maqedoni

Aziri: Kovaçevski demaskoi funksionarët e BDI-së, me numrin e personave pa shtetësi

Shpërndaje

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri ka komentuar deklaratët e kryeministrit Dimitar Kovaçevski i cili deklaroi se sot se janë 20000 kërkesa për shtetësi që janë mbajtur në sirtarë e që nuk janë shqyrtuar fare.

Deputeti Aziri në një postim në facebook ka shkruar Kryeministri Kovaçevski demaskoi funksionarët e BDI-së, me numrin e personave pa shtetësi.

Postimi i plotë:

“Kryeministri Kovaçevski deklaroi sot se janë 20000 kërkesa për shtetësi që janë mbajtur në sirtarë e që nuk janë shqyrtuar fare!
Çdo koment për deklaratat e zyrtarëve shqiptarë të shumicës për numrin e personave pa shtetësi është i panevojshëm! E vërteta u tha! Mundë të jetë edhe më e hidhur!
Përfaqësuseit e shumicës shqiptare që manipuluan opinionin me relativizime numrash është mirë të kërkojnë falje!”, ka theksuar deputeti i ASH-së, Elmi Aziri.