BotaTop Lajme

‘Putin urdhëron sulmin mbi Ukrainën’/ Gazetari amerikan: Rusët futen brenda javës, gjeneralët po presin…

Shpërndaje

Vladimir Putin ka vendosur tashmë që ta pushtojë Ukrainën, madje ka dhënë edhe urdhrin tek gjeneralët e tij, të cilët po presin momentin më të përshtatshëm për ta zbatuar, raporton gazetari i njohur amerikan Nick Schifrin.

Përmes disa postimeve në rrjetin social Twitter, gazetar që i referohet “burimeve ushtarake perëndimore” shprehet se gjithçka pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme dhe sulmi do të prihet nga një fushatë e ashpër bombardimesh ajrore, të ndjekura nga futja e ushtrisë dhe tankeve.

Ai e përshkruan pushtimin e Ukrainës nga Rusia si një ngjarjes katastrofike, e cila do të shkaktojë një numër të madh viktimash, ndërsa qëllimi i rusëve është largimi i Kevit nga ndikimi Perëndimor dhe ndryshimi i qeverisë.