BotaTop Lajme

SHBA-ja do të ndajë paratë e ngrira të Afganistanit për popullin afgan dhe viktimat e 11 Shtatorit

Shpërndaje

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se gjysma e 7 miliardë dollarëve të ngrirë të Afganistanit në SHBA do t’i transferohen popullit afgan në bazë të ndihmës humanitare dhe gjysma tjetër do të përdoret për proceset e vazhdueshme ligjore dhe kompensimin për viktimat e 11 Shtatorit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, Biden ka nënshkruar një dekret presidencial se si do të përdoren në Kabul 7 miliardë dollarët e ngrira në SHBA.

Me dekretin që nënshkroi, Biden vendosi që të gjitha 7 miliardë dollarët e ngrirë të Bankës Qendrore afgane të vihen në përdorim dhe 3,5 miliardë dollarë nga këto para do t’i transferohen drejtpërdrejt popullit afgan në bazë të ndihmës humanitare. Shtetet e Bashkuara kishin njoftuar më parë se ndihma humanitare do t’i dërgohej drejtpërdrejt popullit afgan, por jo përmes talebanëve.

Biden ka vendosur po ashtu për të ndarë 3,5 miliardë dollarët e mbetur për procedurat ligjore në vazhdim dhe kërkesat e kompensimit të viktimave të 11 Shtatorit.

Në deklaratën e tij, Biden tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e transferimit të shumës së lartpërmendur drejtpërdrejt për popullin afgan në një kohë kur ata kanë më shumë nevojë për ndihmë humanitare dhe deklaroi se administrata e tij ka ofruar sasi të mëdha ndihme humanitare për vendin deri më tani.

Duke iu referuar padive të viktimave të 11 Shtatorit kundër Afganistanit dhe talebanëve, Biden bëri të ditur se ka vendosur të ndajë 3,5 miliardë dollarët që do të mbeten në SHBA për këta persona.

Kohët e fundit, ka pasur presione në rritje ndaj Biden-it për të përdorur paratë në fjalë për popullin afgan dhe viktimat e 11 Shtatorit./AA/