EDITORIAL/ Pse luftohet dhe pse i duhet politikës shqiptare Ziadin Sela?
Situata politike dhe vlerat demokratike në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të mbetet të brishta, ndërsa raporti për përceptimin e demokracisë i prestigjiozes “The Ekonomist” tregon nivel të ulët edhe në komunikimin politik, gjegjësisht kulturën politike, shkruan PRESSonline.mk
Ndër vite, disa subjekte politike eksperimentojnë me shtetin, dhe konfliktet politike ndërmjet subjekteve, që bëjnë luftë thjeshtë për pushtet, po prodhojnë situata të absurdit politik.
Qarqe të caktuara të afërta me partitë në pushtet ditëve të fundit janë në ofanzivë “diplomatiko” politike dhe kërkojnë dorëheqjen e liderit të opozitës shqiptare, kreut të ASH-se, Ziadin Sela. Misioni i kësaj “diplomacie” mediatike shkon edhe përtej këtij absurditetit të dorëheqjes duke munduar të fus “fitilin” e përçarjes brenda opozitar, respektivisht mes liderit dhe sekretarit të ASH-së, Ziadin Sela dhe Arben Taravari! Dy nga disa figurat që përgjatë këtyre viteve të të vepruarit politik kanë treguar se nuk kanë bishtin e zënë dhe nuk e kanë kapitalin e tyre politik në hipotekë as te Ali Ahmeti, e as te ndonjë lider tjetër politik maqedonas.
Dy figura që konceptin e tyre politik djathtistë në mbrojtje të vlerave kolektive kombëtare dhe familjare i kanë “alfa” dhe “omega” në veprimtarin e tyre politike. Tanimë kur është parë se opozitarizëm të vërtet mund të bëjë vetëm Ziadin Sela në krye të ASH-së, qarqe të caktuar të motivuar edhe nga anketat në teren që z.Sela dhe ASH-në e nxjerrin bukur mirë me rezultatet nëse mbahen SOT zgjedhjet e parakohshme parlamentare kërkojnë dorëheqjen e tij. Ja pra pse luftohet dhe pse i duhet opozitës shqiptare Ziadin Sela!
Elektorati opozitar nuk tjetërsohet, revolta e qytetarëve ndaj shtrenjtimit të rrymës dhe produkteve elementare ushqimore sa vjen e rritet. Presioni nga përmbaruesit që u premtua se do të gjendet zgjidhje, nuk u gjet, mund vetëm se ta shtojë “miletin” opozitar dhe mbështetjen për z.Sela.
Të nisur nga këto të dhëna që “rebelojnë” qytetarin “fukara” tentohet që debati të bartet në një dimension të konfrontimit politik. Ziadin Sela dhe Arben Taravari, bukur mirë po bëjnë që i injorojnë këto zëra dhe tentime për shpërqëndriminë e temave nga ato esenciale, në boshe dhe politika ditore.
Opozita shqiptare duhet ti injorojë këto tentime, dhe të ofrojë alternativa për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët. Nuk duhet të bie pre e politikave boshe, por të ofrojë zgjidhje për çështje me interes vital për qytetarët siç janë problemet ekonomike, sociale dhe ato çështje ende të pazgjidhura kolektive të shqiptarëve.
Këtë mision mund ta bënë shumë mirë, ndërsa qytetari shqiptar tanimë është edukuar bukur mirë të dallojë propagandën nga realiteti, politikat boshe dhe zgjidhjet reale. Andaj, Ziadin Sela i duhet politikës shqiptare!