Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.56 %.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë (ЕL-1) rriten për 0.50 denarë për litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZEL (D-Е V) nuk ndryshon.
Nga mesnata çmimi i ЕUROSUPER BS-95 do të shitet për 82.50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 84.50 denarë.
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 74.00 denarë për litër, ndërsa Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 73.50 denarë.