Maqedoni

Tetovë, protestë kundër hapjes së kazinosë!

Shpërndaje

Hapja e kazinosë në afërsi të çerdhes “Rinia”, shkaktoi protesta në Tetovë. Disa qytetarë bashkë me Lëvizjen anti-bixhoz shprehën revoltën e tyre duke kërkuar mbylljet e kazinove për shkak se siç thonë ato janë e keqja e popullit.

“Kazinot, lojërat e fatit dhe të gjitha lojërat e bixhozit në përgjithësi nuk janë hapur për të fituar njerëzit, por përkundrazi ata janë aty për të varfëruar popullin. E keqja e të gjitha të këqijave është se të gjitha këto lojëra-bixhozi duke u hapur në afërsi të shkollave dhe çerdheve, si në rastin konkret që edhe jemi tubuar sot heshtin edhe tërheqin duke shndërruar klientët në kategorinë më të brishtë fëmijët tanë”.

Nga çerdhja “Rinia” thonë se në plan-programin e tyre kanë edhe aktivitete jashtë objektit dhe kjo kazino është mu para syve të fëmijëve.

“Fëmijët gjatë stinës së verës i zhvillojnë aktivitetet edhe jashtë objektit, ndërsa kjo kazino është shumë afër nesh, ndërsa aktiviteti jashtë është në programin mësimor të fëmijëve. Në aktivitetin jashtë do përballemi me këtë kazino edhe për këtë shkak ne si institucion jemi kundër hapjes së kësaj kazinoje”.

Edhe Lëviza Besa edhe Aleancë për shqiptarët shprehen se në mënyrë institucionale do të luftojnë kundër kësaj dukurie.

“Unë si qytetar i Tetovës do jem në mesin e tyre, kurse si politikan do iniciojë edhe do përkrahë çdo iniciativë për ndryshimin e ligjeve. Si kryetar i Tetovës do të shfrytëzojë të gjithë ingerecat që kamë që kjo dukuri të largohet nga mesi jonë.”

“Ka ardhur në kuvend një propozim ligj i tillë. Ne me amendamente do të ndërhyjmë që jo të jenë disa metra, jo prej andej, jo këndej. Kjo nuk zgjidhjet me disa metra, por këto kazino këto lojëra të fatit duhet të jenë në hotel me pesë yje”, deklaroi Ilire Dauti, deputete e ASh-së.

Me ligjin e ri i cili është në procedurë, hapja e lojërave të fatit lejohet 500 metra larg objekteve të shkollave. Nga lëvizja Anti-bixhoz kërkojnë që ato të jenë jashtë qytetit.