Rikthehen reshjet në vend, ARRSH thirrje qytetarëve: Kujdes kur lëvizni në këtë rrugë

Shpërndaje

Në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë janë rikthyer reshjet e dëborës. Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë apel qytetarëve të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Njoftimi nga ARRSH:

📍Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur reshje bore 🌨 pa sjellë probleme me qarkullimin 🚗

🚜Mjetet borëpastruese janë në terren 🚧 duke bërë pastrimin e plotë të aksit ✅

⚠️Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore për në zonat malore🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore👮‍♂️

#ARRSH #MIE

*****

🌧Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimin🛣

📍Në aksin Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh ka pasur reshje bore 🌨 🚜Kontraktorët janë në terren me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës 🚧