Maqedoni

Pendarovski: Mbështesim integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës

Shpërndaje

Presidenti Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski shprehu mbështetje të fortë për integritetin territorial të Ukrainës.

“Një rend i bazuar në të drejtën ndërkombëtare është baza e marrëdhënieve ndërkombëtare, parimet e të cilave duhet të respektohen. Shkelja e rëndë e ligjit ndërkombëtar është një kërcënim për qytetërimin.

Shpreh mbështetje të fortë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, ka shkruar në “Twitter” Pendarovski.