RajoniTop Lajme

Gjykata e Tiranës dënon me 17 vite burg biznesmeni italian Francesco Becchetti

Shpërndaje

Gjykata e Tiranës ka dënuar këtë të mërkurë, më 23 shkurt, biznesmenin italian Francesco Becchetti me 17 vite burg.

Gjithashtu e ëma e biznesmenit Becchetti, Liliana Condomitti u dënua me 8 vite burg për pastrim të produkteve të veprës penale.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij Mauro De Renzis u dënua me 16 vite burg.

Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.

Kujtojmë që Becchetti u akuzua nga Prokuroria për 4 vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.