Trupat ruse po përpiqen të arrijnë tek presidenti ukrainas në Kiev dhe ta vrasin
Trupat ruse po përpiqen të arrijnë tek presidenti ukrainas në Kiev dhe ta vrasin
Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak pretendon se Rusia po planifikon që të marrë në kontroll kryeqytetin Kiev dhe të vrasë Presidentin Volodymyr Zelensky. Sipas këshilltarit kjo është një pjesë e planit të Rusisë për pushtimin e vendit.
Zelensky deklaroi vetë gjatë një fjalimi se tashmë ai është “shënjestra numër një “ për forcat ruse. Këshilltari ka thënë se presidenti qëndron në Kiev pavarësisht raportimeve se është arratisur.
Ukraina po përballet me kufizime në naftë dhe i është mbyllur hapësira ajrore. Por deri më tani, sipas këshilltarit vijon të punojë sistemi bankar. Podolyak ka thënë se ushtria ukrainase ka rrezuar dy raketa dhe një avion mbi Kievin./tvklan