RajoniTop Lajme

Me ftesë të Erdoganit, Osmani nisi vizitën zyrtare në Turqi

Shpërndaje

Presidentja, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan ka nisur vizitën zyrtare në Turqi.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me odat ekonomike, prodhues industrial, përfaqësues biznesesh si dhe me komunitetin shqiptar të Turqisë. Në këto takime ajo shoqërohet nga një delegacion i bizneseve kosovare për t`i parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit me bizneset turke.

Njoftimi nga Presidentja Osmani:

Me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan kam nisur vizitën zyrtare në Turqi.

Gjatë qëndrimit në Stamboll po zhvilloj takime me odat ekonomike, prodhues industrial, përfaqësues biznesesh si dhe me komunitetin shqiptar të Turqisë. Në këto takime po shoqërohem nga një delegacion i bizneseve kosovare për t`i parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit me bizneset turke.

Ndërkaq në vazhdimin e vizitës, në Ankara, do të takohem me presidentin Erdoğan, ku përveç diskutimit për marrëdhëniet aktuale, do të shihen edhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit. Përveç me presidentin Erdogan, do të takohem edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit turk.