Bota

‘Dilni nga bodrumet’! Qyteti i parë ku ukrainasit patrullojnë bashkë me rusët. Kryebashkiaku bën vetë negociata (Video)

Shpërndaje

Ka edhe raste të kësaj natyre. Ukrainasit patrullojnë bashkë me rusët qytetin. Vendoset paqja.

Genadi Nikolaeviç, Kryetari i Bashkisë së Kupyansk (rajoni i Kharkiv) u ka bërë thirre qytetarëve që të dalin dhe të jetojnë jetën e tyre pasi ka negociuar me rusët.

Në një video të shpërndarë në Telegram, Nikolaeviç thotë se tani Kupyansk po patrullohet nga policia lokale në bashkëpunim me trupat ruse.

“Dilni me guxim nga bodrumet, të kthehemi dhe përmirësojmë jetën tone. Kam negociuar me trupat ruse dhe kam rënë dakord për sigurinë. Policia lokale tani patrullon qytetin në bashkëpunim me ushtrinë rusem”- thotë ai.