Policia blindon qytetin francez/ Shpërthejnë protestat pas rezultatit të zgjedhjeve

Shpërndaje

Qindra vetë dolën në rrugët e qytetit të Rennes, në Bretanjë të Francës pas shpalljes së rezultatit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtur të dielën.

Forcat të shumta policore të dërguara në qendër të qytetit pasi demonstratat atje morën kthesë të dhunshme. Njerëzit fillimisht vetëm marshuan duke përsëritur slogane anti-fashiste dhe anti-kapitalizmit, por pastaj nisën t`u vënë zjarrin disa pajisjeve të ndërtimit në zonë, cka kërkoi ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Pakënaqësi duket ka pasur për të dyja palët.

“Në 5 vjet, Macron rrënoi gjithcka. Dhe tani, shkon në balotazh. Jemi të zemëruar dhe duam ta shprehim këtë zemërim me zjarr, me thyerje vitrinash, ç’të jetë.” shprehet një protestues.

“Ne kemi nevojë për masa të cilat të korrespondojnë me atë që njerëzit duan, dhe ajo thjesht atë që dëshiron një klasë e lartë e cila i imponon që imponon politikat e saj pa argument. Dhe të bësh lojën e të djathtës ekstreme në çdo raund zgjedhjesh, kjo nuk funksionon. Njerëzit, këtë nuk e duan më“, thotë një tjetër.

Një tjetër protestues tha se nuk do të votojë në raundin e dyte as për Macronin, as për Le Pen. Presidenti francez zgjidhet për pesë vjet. Ai ka ndikim të ndjeshëm në politikën e vendit dhe një rol më të rëndësishëm se kryeministri, i cili emërohet prej tij.

Balotazhi do të zhvillohet më 24 prill. Macron dhe Le Pen garuan kundër njëri-tjetrit edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017. Por këtë vit rezultati pritet të jetë më i ngushtë sesa atëherë./Top Channel