Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 11.4.2022, solli vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit

Komisioni ka miratuar vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 1,40% në krahasim me vendimin e datës 07.04.2022.

Çmimet më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit janë:

– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 80,00 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 82,00 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 80,00 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 78,50 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 51,335 (denarë/kilogram)