Raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi, nesër pritet të fillojë
Bisedimet me zyrtarëve ukrainasë dhe atyre rusë, pritet të vazhdojnë nesër përgjatë kufirit me Bjellorusinë.
Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka cituar një diplomat rus i cili tha se raundi i dytë i bisedimeve është paraparë të mbahet nesër.
Në anën tjetër Ukraina, ka njoftuar se bisedimet kanë për qëllim arritjen e armëpushimit dhe tërheqjen e trupave ruse.
E zyrtarë perëndimorë janë skeptikë sa i përket kësaj, pasi Vladimir Putin duket se është i interesuar që të vazhdojë agresionin në Ukrainë.