Putin: Operacioni është duke shkuar sipas planit! Macron: Po bën gabim serioz
Më herët kemi raportuar se presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Sipas versionit francez, Putin ka pretenduar se operacioni është duke shkuar sipas planit dhe “në ritmin që do ai”.
Macron i ka thënë Putinit se “është duke bërë gabim serioz” dhe ka shtuar se Qeveria ukrainase nuk është, siç pretendon Rusia, regjim nazist, duke shtuar se qëndrimi i tij nuk reflekton realitetin, ka thënë Pallati Elysee.
Presidenti francez ka thënë se është i shqetësuar për ndikimin në civilë, duke përfshirë bombardimin rreth Kievit – diçka që Putin e ka mohuar.
Macron i ka thënë homologut të tij se Rusia do të përfundojë “shtet shumë i izoluar dhe i dobët” nën sanksione, sipas Pallatit francez.
Macron ka folur edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky – i cili ka thënë se shteti i tij nuk do të dorëzohet, por mbetet i hapur për dialog.