Rajoni

Rriten çmimet e ushqimeve – Qytetarëve u kushton shumë më shtrenjë shporta e produkteve bazë

Shpërndaje

Njësitë e tregtimit më pakicë kanë nisur të reflektojnë rritjen e çmimeve për të gjitha produktet që së fundmi i kanë blerë më shtrenjtë. Kështu, tashmë produkti bazë i konsumit, mielli është rritur nga 20-35 lekë për kg, gjë që ka sjellë edhe rritjen e çmimit të makaronave në 10-20 lekë për pako apo të nënprodukteve të tjera. Qumështi vendas dhe i importuar po ashtu ka pësuar rritje 15-20 lekë për shishe.

Sheqeri është rritur me 10-15 lekë për kilogram, vaji vegjetal është rritur me 20- 40 lekë për kg. Po ashtu, rritje ka pësuar edhe orizi me 20-30 lekë për kg si dhe uji i cili është prodhim vendas dhe që ka një rritje me 10-20 lekë/shishe.

Përpos produkteve ushqimore, tashmë qytetarët shqiptarë do të blejnë më shtrenjtë edhe produktet e tjera të domosdoshme sic janë detergjentët, që kanë një rritje çmimi nga 50 deri në 150 lekë në varësi të markës. Ndërkohë nafta dhe benzina kanë shënuar një tjetër rekord historik, në 210 lekë për litër, gjë që shkakton rëndesë të lartë tek konsumatorët dhe bizneset.