Sërish shtrenjtohen karburantet nga mesnata!
Sërish do të shtrenjtohen çmimet e karburanteve nga mesnata, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton albazone.mk.
Në mbledhjen që u mbajt sot, është sjell vendimi që nga mesnata për tre denarë të shtrenjtohet dizeli, benzina mbeti njëjtë, kurse për 2.5 denarë shtrenjtohet vaj ekstra i lehtë.
Me këtë vendim çmimi i karburantëve do të jetë:
Benzina Eurosuper BS 95 – 93.00 denarë për litër
Benzina Eurosuper BS 98 – 95.00 denarë për litër
Dizeli Eurodizel BS – 97.00 denarë për litër
Vaji ekstra i lehtë – 92.00 denarë për litër
Mazuti – 60.569 denarë për litër