Shpërthim i fuqishëm në Zagreb, rrëzohet një dron, gjenden 2 parashuta (Video)
Një shpërthim i madh ka ndodhur në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë rreth orës 23:00 të 10 marsit.
Një shpërthim i madh është dëgjuar pranë konviktit të studentëve, Stjepan Radiq, në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb.
Sipas të përditshmes kroate, 24sata, banorët fillimisht përreth menduan së bëhet fjalë për tërmet.
Me të dëgjuar zhurmën rreth orës 23:00, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, banorë të shumtë kanë thënë se kanë parë të binte diçka nga qielli, teksa në tokë është formuar një grop.
Ministria e Brendshme doli me njoftim zyrtar në orën 03:18, më shumë se 4 orë pas ngjarjes që shqetësoi qytetarët.