RajoniTop Lajme

Rama për BE-në: U përgatitëm për dasmë, por nusja nuk erdhi

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit që mbajti në panelin “Rrugët Rajonale dhe Globale për Paqe dhe Prosperitet”, në Antalia të Turqisë, ditën e sotme foli për dëshirën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama tha se nuk i mban premtimet duke shtuar se ne u përgatitem për dasmë por nusja nuk erdhi.

“Sa i takon Shqipërisë e sa më takon mua besoj që na duhet të vazhdojmë të ecim me reformat dhe na duhet ta nxisim për ta bërë vendin tonë një shtet evropian mbështetur në të njëjtat parime e vlera, një vend që funksionon me të njëjtat nivel apo standarde si BE-ja. Nga ana tjetër kur BE-ja të formalizojë këtë proces, se kur e bën nuk na takon ne. Sipas fjalëve të tyre ne jemi përgatitur për këtë dasmë disa herë, por nusja nuk erdhi. Kështu që tani nuk do të përgatisim më dasmë, por do të punojmë të jemi aty. Kur të duan të martohen me ne do të jemi gati të martohemi kështu që nuk do të kemi asnjë moment hezitimi, asnjë përgatitje më, as me orkestër as me fjalime sepse ata nuk janë në gjendje të mbajnë premtimet e tyre”, u shpreh Rama.