Maqedoni

Ahmeti nga Vlora kujton demonstratat studentore

Shpërndaje

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti nga qyteti historik i Vlorës ka kujtuar demonstratat studentore si pikënisja e shumë zhvillimeve dhe proceseve për shqiptarët gjithandej.

Postimi nga Ahmeti:

Në Vlorë evokuam sot kujtimet mbi demonstratat studentore, lëvizjen kombëtare të çlirimit të Kosovës dhe lidhjen e pashkëputur që kishte jetësimi i asaj kauze me Shqipërinë përmes librit studimor “Triada e Kosovës” të mikut dhe bashkëveprimtarit tim Bedri Islami.

Më gëzoi jashtëzakonisht fakti se këto kujtime do të ruhen më së miri në fletët e këtij libri që iu shtua bibliotekës kombëtare dhe Muzeut “Kosova” që pritet të përfundojë në fund të këtij viti.