Lazim Destani: Gëzuar 27 vjetori i Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”!

Shpërndaje

Filantropi tetovar, Lazim Destani ka uruar të gjithë profesorët dhe studentët me rastin e ditës së themelimit të Universitetit të Tetovës.

Urimi nga Lazim Destani:

Gëzuar 27 vjetori i Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”!

Urimet më të mira për Ju të nderuar profesorë e studentë në këtë ditë të shënuar të arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut. Urime gjithë popullatës shqiptare që me përpjekje e sakrifica e lindi dhe e rriti këtë tempull të dijes. Qoftë ky Universitet gjithnjë në rritje e me suksese pa fund!