Maqedoni

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullativ për Energji i Republikës së Maqedonisë së Veriut e konfirmoi uljen e çmimeve të derivateve. Çmimet me pakicë të derivateve të naftës u ulën mesatarisht me 6.45%.

“Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, janë ulur për 6,50 denarë/litër, në krahasim me çmimin me pakicë prej 10.03.2022. Kështu çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 86,50 denarë/litër, ndërsa me pakicë çmimi i EUROSUPER BS-98 është 88,50 denarë/liter”.

Kurse çmimi i dizelit ulet për 9 denarë.

“Çmimet me pakicë të EURODIESEL dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri janë ulur për 9,00 denarë/litër, krahasuar me çmimet me pakicë të përcaktuara më 10.03.2022. Kështu çmimi me pakicë i EURODIESEL është.88,00 / denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri është 83,50 denarë / liter”.

Qeveria miratoi vendimin për uljen e akcizës pasi që në vend dy herë radhazi pati rritje drastike të çmimeve të derivateve.