Pamje nga Serbia “Europiane”
Ngjarje e organizuar sot në Beograd në mbështetje të agresionit të Rusisë në Ukrainë. Disa vetura kishin simbolin ‘Z’ si dhe flamuj rusë dhe serbë. Mizerje!
Në Beograd të Serbisë më 13 mars u mbajt një ngjarje në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës.
Kjo protestë u organizua nga grupi i krahut të djathtë “Patrulla Popullore”.
Sipas Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, disa vetura, që kishin simbolin ‘Z’ dhe me flamuj rusë dhe serbë, protestuan duke parakaluar pranë qendrës “Sava” në Beograd.
Simboli ‘Z’ është parë në tanket ruse gjatë luftimeve në Ukrainë. Ky simbol po përdoret edhe nga personat që po e mbështesin vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për pushtimin e Ukrainës.
Protestuesit, së bashku me veturat e tyre, parakaluan në disa rrugë të kryeqytetit rusë, dhe pjesëmarrësit brohoritën “serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”.