Përmbyset autobusi me pasagjerë ukrainas në Itali
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Një autobus që transportonte rreth 50 refugjatë ukrainas ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Nga ajo çfarë raportojnë mediat italiane mësohet se viktima është një vajzë.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, por autoritet italiane po punojnë për të zbardhur ngjarjen.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën midis Çesenës dhe Riminit. Fotografitë e postuara në rrjetet sociale tregojnë se autobusi është përmbysur. Mësohet se shumica e pasagjerëve ishin të rinj të cilët po ikin nga lufta në Ukrainë.