Rusia afër dorëzimit – dalin detaje të reja për bisedimet Ukrainë – Rusi

Shpërndaje

Gjatë ditës së sotme janë japur shumë informacione se si po shkojnë bisedimet mes negociatorëve rusë dhe ukrainas.

Së fundmi në një video të postuar në mediat sociale, këshilltari i Presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, tha se Rusia kishte filluar të angazhohej në mënyrë konstruktive.

“Rusia tani e percepton në mënyrë shumë më adekuate botën përreth saj. Ajo është shumë më e ndjeshme ndaj pozicionit të Ukrainës, e cila është dëshmuar në fushat e betejës, dhe në veprimet e Ukrainës në drejtim të mbrojtjes së interesave të saj”, thotë ai.

“Propozimet tona janë në tryezë dhe janë shumë të ashpra. Para së gjithash, ato kanë të bëjnë me tërheqjen e trupave, armëpushimin etj. Në parim, ne nuk do të heqim dorë nga asnjë nga pozicionet tona. Rusia tashmë e kupton këtë. Rusia ka filluar të flasë në mënyrë konstruktive”.

Edhe diplomatja e lartë amerikane, Wendy Sherman, tha se Rusia po tregonte shenja të përfshirjes në negociata thelbësore, thotë korrespondenti diplomatik i BBC-së, James Landale.

Por asnjëra palë nuk do të thoshte se ku është arritur përparim, nëse ka, në çështjet humanitare apo edhe mundësinë e një armëpushimi, shton korrespondenti ynë.