Dhurata Dora shpenzoi mbi nëntë mijë euro për një nga paraqitjet në klipin e ri
Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora, të premten (11 mars) ka publikuar projektin e ri “Sa m’ke mungu”.
Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe vetëm për dy ditë kaloi shifrën e mbi një milion klikimeve në platformën YouTube.
Derisa është shpërndarë në rrjete sociale çdo pjesë e këtij videoklipi, artistja e njohur bëhet e ditur se vetëm për një dukje ka shpenzuar tejet shumë.
Ajo shfaqet me një kostum të markës ‘Gucci’, çizme të tilla, e një unazë ‘cartier’ që kapin vlerën e mbi nëntë mijë eurove.
Kjo ka bërë që të komentohet në masë të madhe për elegancën dhe paraqitjen tërheqëse.
Projekti i ri i 29-vjeçares vjen pas këngës “Criminal”, që e solli në fund të vitit të kaluar.
Ajo ndërkaq po vazhdon punën edhe për prurje të tjera muzikore.