Rajoni

Kosovë: Arrestohen komandantët e dy pikave kufitare dhe krejt policët që ishin në ndërrim

Shpërndaje

Po vazhdon aksioni i gjerë i udhëhequr nga Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, burime të Expressit brenda kësaj të fundit thanë se në pranga kanë rënë dy komandantët e dy vendkalimeve kufitare të Qafë Prushit dhe Qafë Morinës. Përveç tyre IPK ka arrestuar krejt policët që ishin në ndërrim, konfirmuan burimet e Expressit brenda PSRK-së.

Aksioni është duke vazhduar, mirëpo së shpejti pritet që Prokuroria Speciale të dal me një njoftim për media.

Gjatë ditës së sotme pritet arrestimi i mbi 40 zyrtarëve policorë nën dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Gazeta Express.
“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera”, njoftoi IPK.