Ziadin Sela skeptik për zbatimin e shqipes në uniformat policore: Ka një të vërtetë të madhe!
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka realizuar paraqitje para publikut.
I pyetur për Dekretin e miratuar dje nga Qeveria me të cilin parashihet që uniformat policore të jenë edhe në gjuhën shqipe, Sela tha se uron se ky Dekret të mos e ketë fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili sipas tij,
“Unë uroj që ky Dekret të mos e ketë fatin e Ligjit të përdorimit të gjuhëve ku afati maksimal i implementimit të tij është 2019-ta. Ligji është sjell në vitin 2018 dhe ka dy afate. Gjashtëmujorëshi i parë që nënkuptonte ndërrimin e të gjitha tabelave dhe afati i dytë – njëvjeçar ishte implementimi i tërësishëm edhe në uniformat e policisë, në institucione dhe dokumente. Kjo nuk është zbatuar dhe realisht dikush duhet të mbajë përgjegjësi për vonesën trevjeçare. Kuptohet, gishti drejtohet tek ata që i sollën vonesa ligjit dhe që janë në pushtet që njëzet vjet. Prandaj unë uroj që ky Dekret të mos e ketë fatin e Ligjit”, tha Sela.
Dekretin e sheh si “PR marketing i ulët i një subjekti në Qeveri i cili këtë temë duhej ta konsumonte që kur u bë pjesë e Qeverisë”.
Pyeti, “ku është gjuha shqipe në gjykata?”.
“Ka një të vërtetë të madhe. Ligjin nuk e kanë sjellë ata, vetëm se i kanë shkaktuar vonesa”, tha Sela për BDI-në.